Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj të Shqipërisë

schedule18:14 - 10 Korrik, 2023

schedule 18:14 - 10 Korrik, 2023

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë lirimet dhe emërimet e ambasadorëve të rinj shqiptarë. Zhaklina Peto është dekretuar si ambasadorja e re Shqipërisë në Mal të Zi pas përfundimit të mandatit të Ridi Kurtezit. Adia Sakiqi do të jetë ambasadorja e re në Gjermani pas Artur Kukos.

Presidenti ka liruar nga detyra si ambasadore në SHBA Floreta Faber ndërsa këtë post pritet ta mbajë për vitet e ardhshme Ervin Bushati. Ky i fundit do të jetë ambasador jorezident edhe në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

Kastriot Robo në Turqi do të zëvendësohet nga Blerta Kadzadej në Turqi. Kadzadej do të jetë ambasadore jorezidente edhe në Azerbajxhan, Kirgistan, Pakistan, Gjeorgji, Afganistan dhe Kazakistan. Ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe ambasador është emëruar Ridi Kurtezi.

 

 

 

/abcnews.al