Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Bajram Begaj dekoron personalitete të shquara në Samitin e Katërt të Diasporës në Tiranë

schedule19:45 - 13 Prill, 2026

schedule 19:45 - 13 Prill, 2026

Në kuadër të Samitit të Katërt të Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nderuar me dekorata të larta disa personalitete të shquara për kontributin e tyre në fusha të ndryshme.

Gjatë ceremonisë zyrtare, Kreu i Shtetit akordoi titujt si më poshtë:

* Gentian Toshkëzi u dekorua me titullin “Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, një nga vlerësimet më të larta në vend.



* Lorik Cana mori titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, në vlerësim të kontributit të tij në sport dhe promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

* Klarita Gërxhani dhe Shqiponjë Telhaj u nderuan me titullin “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik” për arritjet e tyre në fushën akademike.

* Markus Schuhmann dhe Anders Lindberg u dekoruan me titullin “Oficer i Urdhrit të Skënderbeut” për kontributin e tyre në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me Shqipërinë.

Ky aktivitet është pjesë e punimeve të samitit, i cili synon të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe diasporës shqiptare në mbarë botën, si dhe të vlerësojë figurat që kanë dhënë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!