Presidenti amerikan Trump kërkon të mbyllen hetimet për Russiagate

schedule12:02 - 2 Gusht, 2018

schedule 12:02 - 2 Gusht, 2018

Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp, i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm që të mbyllë hetimet për russiagate, ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-s.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, të mbyllë hetimet e prokurorit special Robert Muller për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, që kanë prekur disa anëtarë të komitetit elektoral të Trump. Në të kaluarën Trump është përplasur shpesh herë me Muller dhe bashkëpunëtorët e tij, por në mënyrë të përgjithshme. Këtë herë ai ka qenë më i vendosur.

Si ndodh shpesh, apeli i Trump erdhi nëpërmjet profilit të tij në Tuiter, nuk është ende e qartë nëse Trump i ka kërkuar zyrtarisht Sessions të mbyllë hetimet. Dhe përveç kësaj Sessions nuk mund ta bëjë, pasi në fillim të hetimeve ai e nxori veten jashtë skene për shkak të konfliktit të interesave meqënëse ishte pjesë e komitetit ekektoral të Trump.

«Është një situatë e tmerrshme, dhe prokurori i Përgjithshëm Xhef Sessions duhet të ndalojë këtë gjueti shtrigash para se të dëmtojë më shumë vendin tonë”.

Ky është mesazhi në Tuiter i kreut të Shtëpisë së Bardhë në ditën e dytë të procesit gjyqësor ndaj Paul Manafort, ish-kreut të komitetit të tij elektoral, i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash në aktivitetin e tij lobues për interesat ruse në Ukrainë. Manafort rrezikon deri në 300 vjet burg dhe deri tani ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimet e Mueller.

Nuk është hera e parë që Tramp akuzon Mueller dhe bashkëpunëtorët e tij për gjueti shtrigash, në qershor të 2017-s ai vendosi ti kërkonte zëvendës prokurorit të Përgjithshëm që të mbyllte hetimet. Por Rod Rosenstein, zëvendës prokurori i Përgjithshëm i cili vëzhgon hetimet e Mueller ka thënë disa herë se nuk ka ndërmend të mbyllë hetimet. Në rast se Trump do të nxjerrë nga skena Mueller, fillimisht duhet të pezullojë Rosenstein dhe më pas të bëjë kërkesë për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!