Presidenti amerikan: “Nuk i kam kërkuar kurrë ish-kreut të FBI që të ndalojë hetimin për Flynn”

schedule14:09 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 14:09 - 3 Dhjetor, 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se nuk i ka kërkuar kurrë ish-drejtorit të FBI, Xhejms Komi që të ndalojë hetimet për ish-këshilltarin për sigurinë kombëtare, Majkëll Flin. Këtë reagim, kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri me anë të një mesazhi në tuiter. Flin është anëtari i parë i administratës së Trump që pranon fajësinë për të krim të zbuluar nga prokurori special Robert Mueller, që po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të 2016. “Unë nuk i kam kërkuar kurrë Komi-t që të ndalojë hetimet për Flin. Këto janë thjeshtë lajme false që mbulojnë një tjetër gësnjeshtër të Komi-t”, shkruan Trump. Ndërkohë, presidenti amerikan shkakroi në maj të këtij viti drejtorin e FBI, Xhejms Komi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!