KOSOVË – Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës me 71 vota pro, në raundin e tretë të votimit.
Gjatë numërimit të votave, deputetët janë ngritur në këmbë duke duartrokitur sapo janë numëruar 61 vota pro Osmanit.
Seanca për zgjedhjen e Presidentit u mbajt edhe të shtunën, por dështoi në rundin e parë, pasi nuk ishin 80 vota në kuti.
Ndërkohë pas përfundimit të votimit, Vjosa Osmani ka bërë betimin në sallën e Kuvendit. E.L/abcnews.al/