Presidencialet në SHBA, radhë të gjata në Pensilvani për të votuar

schedule17:44 - 3 Nëntor, 2020

schedule 17:44 - 3 Nëntor, 2020

Në SHBA mbahet sot zgjedhjet presidenciale më polemizuese në dakada. Qytetarët amerikanë do të zgjedhin shefin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa gara është e fortë mes presidentit aktual, i cili kërkon një mandat të dytë, republikanit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.

Amerikanët kanë nisur të hedhin votën e tyre në kuti. Në lagjen Pittsburgh të Garfield, Pensilvani filloi të krijohej radhë jashtë qendrës së votimit para agimit.

Votuesit të cilët sapo ishin ngritur nga shtrati i tyre prisnin në të ftohtë që dyert të hapeshin në orën 7:00 të mëngjesit (lokale).

Por votuesit amerikanë kanë energji dhe dëshirojnë të bëjnë të ditur pikëpamjet e tyre, shkruan SkyNews, përcjell abcnews.al.

Gati 100 milion votues kanë hedhur votat e tyre të parakohshme, një rekord për votimin e hershëm në Amerikë.

Ndërsa kjo është ndoshta pritej që prej pandemisë të rritej edhe numri i njerëzve që votojnë me postë. Mediat raportojnë se ekziston një ndjenjë që amerikanët janë më të angazhuar se kurrë në politikën gjithnjë e më të polarizuar të vendit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!