Ndryshimi i emrit të Maqedonisë dhe integrimet euroatlantike ishin mesazhet kryesore të tre kandidatëve për president në fillim të fushatës presidenciale.
Blerim Reka që përkrahet nga opozita shqiptare në fillim të fushatës presidenciale paralajmëroi se do të angazhohet për kthimin republikanizmit, sic tha, në vend të individit të sundojë drejtësia.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska në fillim të fushatës paralajmëroi se do të jetë presidente që do ti respektojë Kushtetutën dhe ligjet.Të drejtën e vetos, siç tha, do ta shfrytëzojë çdoherë kur duhet t`i paralajmërojë për Kushtetutën dhe ligjet.
Gordana Siljanovska Davkova, kandidat për President i Shumicës: “Një ditë, me një ndryshim të rëndësishëm ligjor do të mbrojmë emrin me klauzolë për mosndryshim. Filozofia e tyre është them, harroj, mohoj, e jona do të jetë, them, mbaj mend, respektoj”.
Kandidati i shumicës parlamentare Stevo Pendarovski fushatën e ka filluar me përfitimet nga Marrëveshja e Prespës dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Stevo Pendarovski, kandidat për President: Kohezioni i brendshëm, e ardhmja në NATO dhe BE, gjithcka që është arritur me shumë mund, të mos lejojmë të shkojë kot. Nuk guxojmë të luajmë me të ardhmen e vendit, tani kur kemi ecur përpara.
Tubimet parazgjedhore të kandidatëve për president vazhdojnë me intensitet të shtuar. Opinionistët në Maqedoninë e Veriut tërheqin vërrejtjen se nga kandidatët vijnë zotime që janë jashtë ingerencave kushtetuese të Presidentit. /abcnews.al

