Shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, do t’I bashkohet Donald Trump në mbrëmjë për të ndjekur procesin elektoral.
Fushata e ish-presidentit po organizon një festë në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago dhe Palm Beach Club për mijëra mbështetës.
Nuk është e qartë nëse Trump dhe Musk do të marrin pjesë në këto ngjarje, por një burim i afërt me Musk thotë se dyshja do të jenë bashkë.
Diku tjetër, Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë me ndihmës për një kohë të gjatë dhe staf të lartë të Shtëpisë së Bardhë.