Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur punën për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Në një shkresë të dërguar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve, Presidenca kërkon vënien në dispozicion të vendimit për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Data e shpalljes së këtij vendimi përkon me datën e fillimit të mandatit të kryetarëve të bashkive që dolën nga këto zgjedhjve.
Sipas Kodit Zgjedhor, kjo datë duhet të jetë mes 15 marsit dhe 15 majit.
Data e zgjedhjeve të reja vendore, që pritet të mbahen në vitin 2023, nuk duhet të jetë më shumë se 9 muaj më vonë nga mbarimi i kryebashikakëve aktualë. /abcnews.al