Presidenca-Ramës: Dil në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar dhe merre përgjigjen

schedule15:19 - 7 Nëntor, 2020

schedule 15:19 - 7 Nëntor, 2020

Presidenca i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me pyetjet që ai kishte rreth raportit të Dick Martit.

Zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Rama është armiku më i egër i  kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve.

Blushi e ka ftuar Ramën të dalë në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar që të marrë përgjigjen sy më sy.

LEXO EDHE: Rama pyetje Berishës, Metës dhe Bashës: Çfarë do të thoni për raportin e Dick Martit?

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i  kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Tëitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

  1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!
  2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!
  3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!”, shkruan Blushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!