Presidenca përgjigje rrufe: Dekretohet pa vonesë ministri Arben Ahmetaj

schedule13:00 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 13:00 - 13 Dhjetor, 2019

Presidenti Ilir Meta do ta dekretojë brenda ditës së sotme ministrin e ri Arben Ahmetaj. Vetëm pak minuta pasi Kryeministri Rama bëri të ditur emrin e Arben Ahmetajt, si ministër Shteti për Rindertim, ka reaguar Presidenca.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënesi Tedi Blushi.

Pas dëmeve të mëdha që shkaktoi termeti, Rama ka shtuar një ministri të re. Edhe pse drejtues i Komitetit të Rindërtimit u caktua fillimisht Blendi Çuçi, ministër nuk do të jetë ai, por Arben Ahmetaj, i cili deri para 1 viti ishte ministër i Financave dhe Ekonomisë. /abcnews.al

Lexo edhe:

Rama: Arben Ahmetaj ministër Shteti për Rindërtim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!