Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenca: Nesër publikojmë emrat e atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë

schedule18:30 - 5 Tetor, 2020

schedule 18:30 - 5 Tetor, 2020

Presidenca ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë të hënë në parlament.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se vendimi i sotëm nuk ishte surprizë.

Gjithashtu në reagimin e tij Blushi thekson se nesër do të publikojnë emrat e të gjithë atyre që, sipas tij “ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill”.

Reagimi i plotë:

Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.

Ka vetem një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.

Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.

Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.

Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.

Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.

Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.

Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.

Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.

Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.

Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.

Numërimi mbrapsht sapo filloi.

JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË! e.su./abcnews.al

https://www.facebook.com/blushited/posts/10158697859052760

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!