Presidenca e Kosovës kërkon që BE t’i sanksionojë veprimet e Vuçiç

schedule17:32 - 1 Gusht, 2022

schedule 17:32 - 1 Gusht, 2022

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar sot Bashkimi Europian duhet t’i sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putinit për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.

“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin europian. Është koha që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiçit”, ka shkruar ai. /Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!