Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.
Grenell në vido-mesazhin e tij thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-ve.
Mesazhi i plotë:
“Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik.
Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barack Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj.” /abcnews.al/