Prenotime nga të huajt, pushime edhe përgjatë shtatorit në Vlorë

schedule15:56 - 18 Shtator, 2022

schedule 15:56 - 18 Shtator, 2022

Pushime edhe ne shtator. Vlora të ofron mundësi që pushimet të vijojnë përtej sezonit turistik të verës. Pushuesit pranojnë se  shtatori është periudha ideale për të kaluar pushimet e tyre.

E zgjedhin shtatorin për klimën, qetësinë por edhe çmimet që janë më të arsyeshme, krahasuar me pikun e sezonit turistik.

Pushuesit thonë se për ta kjo është periudha më e mirë e vitit për të pushuar.

“Plazhi shume mire, jam nga Bulqizë jetoj në Itali. Është hera e parë që vij këtu, çmimet janë të arsyeshme.”

Pritshmëritë për shtatorin sipas operatoreve turistik në Vlorë janë pozitive pasi është rritur numri i prenotimeve, Kreu i tur-operatoreve turistik Vasil Bedinaj tha se gjatë 15-ditëshit të parë të shtatorit prenotimet kanë qenë 80%. /abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!