“Premtonte para dhe leje qëndrimi në Greqi”, zbardhet dëshmia e shefit të komisariatit Himarë kundër Fredi Belerit

schedule17:29 - 7 Nëntor, 2023

schedule 17:29 - 7 Nëntor, 2023

Shefi i komisariati në Himarë, Ermal Ajdini, ka dëshmuar kundër Fredi Belerit si dhe ka treguar se si ka bashkëpunuar me të infiltruarin, Arsen Rama. Referuar informacioneve, Ajdini thotë se Beleri në këmbim të votës, përveç parave u premtonte banorëve leje qëndrimi në Greqi.

Ermal Ajdini: Në janar të 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezantuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë për një javë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërtetë. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje. Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkëpunoj me prokurorin, për te bërë veprimet stimuluese. Në dijeninë time ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar Arsen Ramën për të kryer të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë, por më pas ata me kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë. Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkëpunuar edhe më herët me policinë për çështje të tjera. Nga shkurt deri në prill e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kamë dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe në kishim përpos parave qytetarëve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në Greqi.

Pyetje: A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

 Ajdini: Në dijeninë time po pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së Vlorës.

Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ajdini: Në dijeninë time jo, të gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kompetente.

Beleri: Kishit urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ajdini: kemi përgjuar subjektet që na ishin autorizuar nga prokurori.

Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ajdini: ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e  ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mënd emrat e listës.

Në gjyqin me dyer të mbyllura për Fredi Beleri kanë dëshmuar edhe Gligor e Matilda Mërkuri, të cilët thanë se nuk e kishin idenë që emri i tyre ishte në listë:

Matilda Merkuri: Nuk kam dijeni qe emri im ishte në një listë votuesish, Niko Panajoti me ka premtuar 200 mije lekë për 3 vota. Me të kemi lidhje familjare. Lekët na i dha që të votojmë për Belerin. Nuk e njoh Arsen Ramën.

Gjykata e Posaçme dhe Gjykata e Durrësit shpallën moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit vendosi që do të jetë GJKKO, e cila do marrë vendimin nëse do lirohet ose jo për t’u betuar Beleri.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin dhe për këtë ka reaguar edhe shteti grek.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!