“Premtoj se do të jem nëna më e mirë”, aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën e parë

schedule08:42 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 08:42 - 5 Dhjetor, 2020

Dulce Maria është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja meksikane përmes një postimi në rrjete sociale, me një foto të saj dhe partnerit, Paco Alvarez , duke mbajtur dorën e foshnjës.

Pas spekulimeve se fëmija do të quhej Roberta, si personazhi që ka interpretuar në serialisn e famshëm “Rebelde”, ajo zbuloi se vajza e saj quhet Maria Paula. Në postim, Dulce përshkroi gjithashtu emocionin e të qenit nënë.

Nuk ka fjalë që mund të shprehin atë që ndiej, së pari faleminderit pafund! Falenderoj Zotin që na la të provojmë mrekullinë më të madhe në jetë, dhuratën më të madhe, shprehjen e dashurisë sonë të pamasë, një përvojë transformuese.

Dulce Maria dá à luz María Paula: 'Experiência transformadora' — Foto: Reprodução/Instagram

Dashuria na bën më të fortë. Ja ka vlejtur gjithçka që të të kem tani në krahët e mi. Faleminderit Paco qe je babai më i mirë për foshnjën tonë të bukur, e cila ndryshoi jetën tonë. Maria Paula të duam me gjithë qenien tonë. Premtoj se do të jem nëna më e mirë për ty ylli im i bukur. Të duam”, shkruan Dulce. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!