Marco Rose do të jetë trajneri i ri i Dortmund. Puna fantastike në stolin e M’Gladbach ndikoi që klubi verdhezi të arrinte një akord me 44-vjeçarin gjerman, i cili do të marrë drejtimin e Dortmund verën e ardhshme.
Rose shpreson ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me ekipin aktual dhe qetëson tifozët e M’Gladbach në prononcimin e fundit.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në punën dhe qëndrimin tim ndaj M’Gladbach. Jam i fokusuar 100% këtu ku jam deri në fund të sezonit
Nuk do të marr asnjë lojtar të M’Gladbach me vete te Dortmundi, duhet t’i besoni fjalëve të mia“, deklaroi Marco Rose. /abcnews.al