Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sqaruar përsëri programin për biznesin e vogël ndërsa tha se Rama mashtroi shqiptarët me premtimin e tij se do zerohet taksa për biznesin e vogël.
Në rast se do të bëhet kryeministër, Basha tha se do të vendosë taksë 0.5% të xhiros vjetore dhe shtoi se biznesi më i madh ndër më të vegjlit, do të paguajë vetëm 700 mijë lekë të vjetra në vit.
“Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Ramës, sepse çdo biznes i vogël sot torturohet me taksa lokale. Mesatarisht biznesi i vogël, paguan sot deri në 7 herë më shumë taksa. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore.
Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit. Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë në presion tatimorësh apo inspektorësh”, tha Lulzim Basha në ‘Zonë e Lirë’.
n.d./abcnews.al