Premtimi i Ballukut, a do të hapet sot një nga tunelet në sheshin “Shqiponja”?

schedule16:24 - 15 Mars, 2021

schedule 16:24 - 15 Mars, 2021

Më shumë se një muaj më parë, në datë 7 shkurt ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku premtoi se në 15 mars do të hapet një nga tunelet në sheshin “Shqiponja” duke lehtësuar trafikun në këtë nyje të Tiranës.

Në 15 mars do të bëhet i kalueshëm, do të dorëzohet. Ne sot deklarojmë që për një muaj e pak, deri në 15 mars të bëjmë gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut” shprehej Balluku në 7 shkurt. Tashmë pritet për t’u parë nëse premtimi do të mbahet.

Sipas informacioneve nga ministria e Infrastrukturës mund të hapet tuneli nr. 4 në krahun e Doganës, që do të shërbejë për të liruar trafikun e automjeteve që vijnë nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe anasjelltas.

I gjithë projekti parashikohet që të përfundojë në tetor të këtij viti, po sipas premtimit të ministres Balluku./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!