Kevin Prince Boateng u ftua mbrëmjen e kaluar nga klubi i Vicenzës, që po zhvillon një kampionat shumë të mirë në Serie C,. Bardhekuqtë kryesojnë grupin B me 4 pikë më shumë se vendi i dytë dhe janë pranë rikthimit në divizionin e dytë të futbollit italian.
Sulmuesi i Fiorentinës ishte në formë dhe nuk i kurseu batutat dhe premtimet. “Bardhekuqtë po bëjnë mirë dhe sot është e drejtë festimi i vendit të parë. Nesër duhet të ktheheni në punë, por sot ju takon të festoni, sepse jeni në vend të parë.
Jam i nderuar që jam këtu, shoh shumë lojtarë me grintë, diçka që rrallë shihet në skuadrat e tjera. Nëse arrini në Serie A do të firmos menjëherë me Vicenzën, ky është premtimi im. Po në Serie B? Jo, pak më shumë respekt për Prince Boateng“, thekson afrikani duke buzëqeshur. /abcnews.al