Premtimet për Tiranën, eksperti i ekonomisë: Paratë janë të kufizuara, kryebashkiaku duhet të vendosë se çfarë do të bëjë

schedule17:36 - 9 Maj, 2023

schedule 17:36 - 9 Maj, 2023

Eksperti e ekonomisë, Dritan Shano ka qenë i ftuar në një lidhje Skype me edicion “Newsline” në ABC News me gazetaren Viol Xhafaj ku foli në lidhje me premtimet e kandidatëve për Tiranën.

Ai tha se të gjithë projektet që janë premtuar janë të realizueshme, por paratë janë të kufizuara dhe është menaxheri i kryeqytetit ai që vendos se për çfarë do t’i shpenzojë.

Të gjitha projektet janë të realizueshme, por duhet të kuptojmë që thesi nga do dalin paratë për këto projekte janë të kufizuara. Nëse shkojnë nga njëra anë, do lërë një anë tjetër.

Unë mendoj që menaxheri i kryeqytetit duhet të vendosë se çfarë do të bëj.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, ka premtuar transport publik falas, ashensorë dhe fasada” tha ai.

Duke parë buxhetin aktual të Bashkisë së Tiranës, eksperti tha se 6 vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe të buxhetit dhe kjo ndoshta bën që kandidatët të premtojnë gjëra të mëdha.

Në lidhje me transportin falas, Shano dhe se qytetarët më shumë se sa falas, e duan shpejtë, pasi për njeriun gjëja më e shtrenjtë është koha.

Duke parë se sa një qytetar harxhon për transportin publik, ai tha se kjo nuk do t’ia lehtësonte jetën dhe sipas tij këto bëhen më shumë për konsum elektoral.

Nuk e mbush vetëm ne thesin, por edhe miqtë që vijnë në Tiranë duke konsumuar. Unë mendoj që Tirana është zemra e vetme që rreh në vend. Do të duhej të vendoste për projekte afatgjatë.

Këtu do të dëshiroja unë të dëgjoja propozime, ndryshe nga këto që dëgjojmë. Buxheti është dyfishuar 2 herë këto 6 vite, por më lejo të them, marrin transportin falas. Qytetarët më shumë se sa falas, e duan të shpejtë.

Një propozim i vlefshëm do të ishte transporti publik me korsi të dedikuar, sepse malli më i shtrenjtë për njeriun është koha.

6.3% është kostoja e transportit për një qytetar shqiptar në muaj, ndaj duan të them që ai që duket se do të jetë një premtim që do të zgjidhi jetën e qytetarëve, është më shumë për konsum elektoral.

Ashensorët në pallate, patjetër, nuk do të bësh një shkollë do të bësh këtë, pra do të vendosësh se kush janë prioritet tuaja.

Patjetër që me 240 milion mund të bësh gjëra, por e para duhet të tregosh se çfarë nuk do të bësh dhe e dyta, duhet të tregosh që ky projekt nuk është vetëm një ide.

Këto premtime janë të lidhura me aftësinë bindëse për t’i realizuar këto.

Dukeqenëse buxheti i Tiranës rritur ndjeshëm vitet e fundit mund të krijojë idenë që ka para mjaftueshëm. Unë theksoj se ajo që duhet të bëhet është të shikohet larg dhe të tentohet të krijohet një e ardhme për qytetin.

Ne kemi nevojë për një garanci për të ardhmen, dhe kjo është garanci për punësim dhe mirëqenie.

Kam parë kandidatë që nuk e përmendin teknologjinë, digjitalen,  kam parë Veliajn që më shumë se sa i ka përmend, i ka bërë” u shpreh Sheno.

Sa i përket premtimeve për uljen e taksave me 30-50%, eksperti u shpreh se duke parë situatën në kryeqytet, teksat nuk janë problem, duke theksuar se ulja e taksave në një nivel të titëll do të ultë zhvillimin e qytetit.

Patjetër që në çdo moment mund të ndërhyhet, por në kushtet kur unë shoh që numri i turistëve është shumëfishuar, numri i bizneseve është dyfishuar dhe kur unë shoh këto gjëra them që nuk janë problem taksat.

Qyteti ka nevojë për projekte madhore, siç është ajo unaza e madhe. Dy gjëra janë të rëndësishme në këtë kohë, të dhënat dhe koha.

Ulja e taksave është e mundur, por ulje e taksave do të thotë ulje e mundësive.  Unë do isha hezitues që të kërkoja ulje drastike të taksave.

Unë do preferoja të dëgjoja propozime për lehtësimin e taksave, do të dëgjoja për Tiranën digjitale, që të mos paguhet nëpër kioska.

Në këtë moment kam tendencën t’i shoh më shumë si premtime elektorale” përfundoi eksperti.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!