Premtimet në ekonomi/ Ekspertja Nunaj: Nuk realizohen me fjalë të bukura, kërkojnë para

schedule20:37 - 8 Nëntor, 2024

schedule 20:37 - 8 Nëntor, 2024

Ekspertja për çështjet e ekonomisë, Teuta Nunaj thotë se premtimet në ekonomi nuk mund të realizohen me fjalë të bukura dhe pa argumenta, por kërkojnë para.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Nunaj u shpreh se do ishte e udhës që për të rinjtë të kishte rritje pagash, sesa t’i ndihmosh duke u dhënë kredi për blerjen e një banese.

Ndërsa eksperti Eduart Gjokutaj deklaroi se duhen parë problemet me të cilat aktualisht përballen të rinjtë në vend.

Teuta Nunaj: Sot nuk mundet të prezantosh programe politike ekonomike, në ajër, pa argumentuar. Ekonomia, nuk mund të realizohet me fjalë të bukura, kërkon para. Në rastin, sa i përket tregut të banesave, ose premtimit për të realizuar, po themi një subvencion familjeve të reja, tregu i ndërtimit, në 4-5 vitet e fundit, po punon për emigrantët, për të huajt, për ata që kanë të ardhura të larta. Është rritur kërkesa për banesa. Më shumë do ishte e udhës që këta individë të kenë rritje page, që t’u japësh para.

Eduart Gjokutaj: Duhen parë problemet që kanë të rinjtë. Ajo që duhet krijuar për të rinjtë, duhet diversifikimi i ekonomisë, që të mos fillojnë të largohen. Në radhë të parë, për edukimin që u ofrohet këtu, nuk ka ato lloj ofertash, për një treg konkurues. Rritja e fuqisë blerëse nuk arrihet me anë të kësaj forme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!