TIRANË- Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut, grekun eurodeputet e quajti çlirues, ndërsa kryeministrin e Shqipërisë, pushtues.
Beleri, një mollë sherri dikur mes Berishës dhe Greqisë, sot është argument shtesë i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Gazetari Fatos Mahmutaj, në lidhje live me “Ora e Fundit” tha se kryetari i PD-së Sali Berisha bën gjithçka për pushtet.
Sipas tij, Berisha është gati të bëjë aleancë me antishqiptarët për të përfituar në aspektin personal. Gazetari Mahmutaj u shpreh se Fredi Beleri duhet të ishte në burg, dhe jo në krah të Berishës.
“Berisha për pushtet bën aleancë me antishqiptarët, por edhe me djallin. Fredi Beleri ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë.
Vend i Fredi Belerit duhet të ishte në burg. Nuk e kuptojë pse Berisha gjen njerëz të tillë si Fredi Beleri, që e përdor si etalon për fushatën e tij.”, tha ai.
Ai komentoi po ashtu modelet e fushatës që po aplikojnë në terren dy partitë kryesore, përkatësisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Për këtë çështje, Mahmutaj u shpreh se PS ka artikuluar premtime normale, kurse PD u shfaqet shqiptarëve me premtime skandaloze.
“Ka bërë një fushatë normale. Një nga to premtimet e mëdha është hyrja në Evropë. Kjo besoj se përveç faktit se disa standardes janë përmbushur.
Tek opozita premtimet e tyre i shoh si qesharake. Pensionet 200 euro, sepse pensionet kanë shkuar afro 200 euro, edhe kjo është qesharake.
Lideri i vetëshpallur i opozitës shqiptare Sali Berisha nuk e ka fare idenë se çfarë është bërë në këto 12 vjet.Krahasohet me standardet e 2013, vit në të cilin humbi pushtetin”, theksoi ai./abcnews.al