Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Premtimet e Berishës/ Në SPAK për disa çështje, flet për fitore në zgjedhje

schedule19:07 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 19:07 - 7 Dhjetor, 2024

Pak ditë pasi socialistët i rrëzuan të gjitha amendamentet që propozoi për projektbuxhetin e 2025, Sali Berisha përsëriti sërish kërkesën e tij, për vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh dhe rritje të pensioneve.

“Është premtuar vendosja e minimumit jetik, 200 euro. Është premtuar rritja e pensioneve mbi 200 euro. Është premtuar rroga mesatare 1200 euro. Janë premtuar pra një seri rritje, me ecje drejt dyfishimit të rrogave dhe pensioneve me qëllimin e palëkundur që shqiptarët të dalin përsëri si qytetarët më të paguar në rajon. Ju siguroj se këto premtime kanë mbështetje të plotë dhe 100% financiare.”

Edhe pse rrezikon që SPAK të kërkojë sërish vendosjen e tij nën masë sigurinë tanimë që ndaj tij nuk rëndon vetëm dosja “Partizani” por edhe roli që ka patur në 21 janar, Berisha flet për fitore në zgjedhje, në një kohe që Partia Demokratike ka humbur besimin në elektorat dhe aleati i tij, Ilir Meta, ndodhet në qeli.



“Një mekanizëm është transparenca.  Pra, i dashur me një buxhet siç ishte i këtij viti 8.2 miliardë euro. Në të cilin punët publike marrin 2-3 herë më shumë se shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe mbrojtja të marra së bashku.”

Edhe këtë të shtunë, Berisha nuk harroi të sulmonte kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e cilëson përgjegjës për izolimin e tij në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!