Premier League: Zero të infektuar, leje zyrtare për stërvitjet e plota

schedule20:55 - 30 Maj, 2020

schedule 20:55 - 30 Maj, 2020

Tifozët e shumtë të Premier League, do të presin edhe pak për të shijuar në aksion skuadrat e tyre të zemrës. Data 17 qershor është zgjedhur për rifillimin e kampionatit anglez, teksa është dhënë leja zyrtare për kryerjen e stërvitjeve të plota.

Autoritetet shtetërore kanë dhënë “OK” për rifillimin e stërvitjeve të plota, duke filluar nga data 1 qershor. Vendimi u konfirmua nga Ministri i Kulturës dhe Sporteve, Oliver Dowden. Sot kanë dalë edhe përgjigjet e testeve të radhës ndaj koronavirusit.

1130 futbollistë dhe pjesëtare të stafeve teknike të Premier League, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore ditën e enjte dhe të premte. Për fat të mirë, nuk ka asnjë rast pozitiv. Një lajm i mirë dhe të gjithë po përgatiten për rifillimin e kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!