Premier League/ Tottenham shkëlqen me “manita”, Chelsea kalon edhe pengesën “Brentford”

schedule21:56 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 21:56 - 15 Dhjetor, 2024

Pesë ndeshje radhazi pa fitore mjaftuan për të kthejlluar ekipin.

Skuadra e Tottenham ka arritur një sukses të madh mbrëmjen e kësaj të diele, teksa ka arritur të mundë në “St. Mary’s Stadium”, “Shenjtorët” e Southampton më rezultatin e thellë 5-0, me sfidën që ishte e vlefshme për javën e 16-të të Premier League.

James Maddison me një dopietë, si dhe Heung-Min son, Dejan Kulusevski e Pape Sarr ishin protagonist në këtë fitore.

Në krahun tjetër, edhe Chelsea mundi të siguronte triumfin e radhës me “Blutë” e Londrës, që këtë herë mundën skuadrën e Brentford me rezultatin e ngushtë 2-1 pas golave të Cucurella e Nicolas Jackson, ndërsa për miqtë rrugën e rrjetës e gjeti Mbuemo në minutat e fundit të sfidës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!