Premier League/ Mbyllet në barazim përballja e “titanëve”, Arsenal e Liverpool ndajnë pikët në “Emirates”

schedule19:28 - 27 Tetor, 2024

schedule 19:28 - 27 Tetor, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 4 të tillë.

Arsenal e Liverpool kanë mbyll në barazim përballjen mes tyre në arenën “Emirates”, të Londrës të vlefshme për javën e nëntë të Premier League, duke i lënë kështu në “duar” kreun, “Qytetarëve” të Manchester City.

Tre nga katër golat e sfidës erdhën që në fraksionin e parë të lojës, me anësorin e sulmit, Bukayo Saka që tundi rrjetën e “Të Kuqve” që në minutën e 9’-të, mirëpo djemtë e Arne Slot u kundërpërgjigjën shpejt dhe vetëm pas nëntë minutash dërguan topin në rrjetën e David Raya, anë të Virgil van Dijk.

Në fundin e pjesës së parë do të vinte edhe goli i tretë, me “yllin” spanjoll të mesfushës, Mikel Merino, i cili gjeti golin e tij të parë me fanellën e Arsenal, në sfidën ndaj Liverpool, sfidë që u barazua vetëm në minutën 81’-të, me “faraonin” egjiptian, Mohamed Salah, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të Darëin Nunez, për t’i “rrëmbyer” një pikë “Topçinjve.

Falë këtij rezultati, Liverpool ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe siç theksuam më sipër vijon të mbetet pas Manchester City-t kryesues me 1 pikë më pak, ndërsa Arsenal ndodhet në vendin e tretë të tabelës me 18 pikë, po aq sa Aston Villa dhe 1 pikë më shumë se “Blutë” e Chelsea. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!