Premier League/ Liverpool nuk lëshon kreun, Broja sërish minuta te Fulham, Tottenham përmbys Brighton

schedule21:36 - 10 Shkurt, 2024

schedule 21:36 - 10 Shkurt, 2024

Liverpool fitoi në Anfield ndaj Burnley me rezultatin 3-1. “Të Kuqtë” e teknikut, Jurgen Klopp zhbllokuan të parët rezultatin pas një goli të Diogo Jota me këtë të fundit që përfitoi nga një dalje e pastudiuar mirë e portierit kundërshtar. Megjithatë, miqtë reaguan dhe barazuan me O’Shea pas zhvillimet e një goditje këndore. Me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë teksa në fraksionin e dytë, vendasit e nisën me gazin në maksimum. Luis Diaz riktheu avantazhin e Liverpool në minutën e 52′, me golin që u konfirmua edhe sistemi Var.

Në të 79′-tën, Darwin Nunez shënoi të tretin duke vendosur në “kasafortë” tre pikët për Liverpool që pas kësaj fitoreje, rikthehet në krye të Premier League me 54 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Burnley mbetet me 13 pikë në vendin e 19-të.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham fitoi 2-1 me Brighton, Wolverhampton u mposht në shtëpi nga Brentford 0-2, Sheffield United fitoi 3-1 në transfertë ndaj Luton ndërsa Fulhami mposhti 3-1 Bournemouth, ku për “The Cottgares” në minutën e 74′-t u aktivizua edhe Armando Broja. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Liverpool 3 – 1 Burnley

Tottenham 2 – 1 Brighton

Fulham 3 – 1 Bournemouth

Luton 1 – 3 Sheffield United

Wolves 0 – 2 Brentford

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!