Premier League/ “Legjionarët” titullarë, Broja starton ndaj Burnley, Strakosha në portë përballë United

schedule15:13 - 7 Tetor, 2023

schedule 15:13 - 7 Tetor, 2023

Në orën 16:00 do të nisin plot 4 sfida të vlefshme për javën e 8 të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku si titullarë do ta nisin dhe “legjionarë” të Kombëtares sonë e më konkretisht, Armando Broja e Thomas Strakosha.

Kështu, pas golit ndaj Fulham, “bomberi” nga Malësia e Madhe, Armando Broja rikthehet sërish si titullar në fushën e blertë, kësaj here në një “partneritet” me anësorët, Raheem Sterling e Cole Palmer, në majën e sulmit, teksa kërkojnë vetëm 3 pikët në transfertën e “Turf Moor”.

Në përballjet tjetër interesante të pasdites, mes “djajve të kuq” të Manchester United e “bletëve” të Brentford, një tjetër “legjionar” do të zbresë në fushën e blertë, me “gardianin” e portës Thomas Strakosha, që do të mbrojë rrjetën e miqve. Djaloshi 28-vjeçar ka një detyrë goxha të vështirë teksa duhet t’i bëjë ballës “furisë” së Bruno Fernandes, Mason Mount, Marcus Rashford e Rasmus Hojlund nga sulmi kundërshtar. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Burnley – Chelsea

Manchester United – Brentford

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!