Sulmuesi brazilian, Antony është një nga lojtarët që kërkohet nga disa skuadra të Premier League. Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe PSG në Ligue 1 kërkojnë shërbimet sulmuesit brazilian.
22-vjeçari në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë duke ngritur edhe çmimin e tij. Vet futbollisti brazilian i ka bërë të qartë klubit të tij se dëshiron të largohet për të bërë një hap para në karrierën e tij.
Ajaxi është gati ta lejoj largimin e lojtarit dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin duke i njoftuar skuadrat e interesuara për të. Kampioni në fuqi i Holandës është gati ta lejoj largimin e Antonyt nëse paguhet shuma prej 80 milionë eurove.
? Ajax’s €80m price tag for Antony is proving problematic in Manchester United’s pursuit of the Brazilian. ??
(Source: @RobDawsonESPN)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 26, 2022
/f.a/abcnews.al