Premier League/ “Faraoni” hero në “Anfield”, Liverpool kalon edhe pengesën “Aston Villa”

schedule22:53 - 9 Nëntor, 2024

schedule 22:53 - 9 Nëntor, 2024

Janë në një prej momenteve më delikate të sezonit dhe vetëm pak sfida i ndajnë nga një “mbyllje” fantastike e sfidave të “tmerrit”.

Pas triumfeve ndaj Chelsea, RB Leipzig, Brighton, dy herë, e Bayer Leverkusen, si dhe një barazimi ndaj Arsenal, “Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur një tjetër rezultati të madh, duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Aston Villa në “Anfield Road”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Premier League.

Protagonisti absolut i sfidës mund të thuhet me plot gojë se ishte “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, i cili fillimisht asistoi golin e parë të sfidës për uruguajanin Darëin Nunez, në minutën e 20’-të dhe më pas vulosi fitoren e madhe në minutën e 84’-t, duke dërguar vetë topin në rrjetën e Emiliano Martinez.

Falë këtij rezultati, Liverpool fillon të shkëputet nga ndjekësit më të afërt në krye të tabelës, pasi shkon në kuotën e 28 pikëve, plot 5 më shumë se “Qytetarët” e Manchester City, ndërsa Aston Villa mbetet në vendin e 8-të të renditjes, me 18 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!