Premier League/ Chelsea feston në “festivalin” e golave, Palmer “hero” në fitoren ndaj Tottenham

schedule19:36 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 19:36 - 8 Dhjetor, 2024

Është padyshim një nga më të mirët e momentit dhe janë padyshim një prej ekipeve më të mira të momentit.

“Blutë” e Chelsea kanë arritur një tjetër sukses të madh në elitën e futbollit anglez, teksa pasditen e kësaj të diele kanë mundur me rezultatin spektakolar 4-3, Tottenham në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Premier League.

Spektakolar në triumfin e “Bluve” ishte padyshim “ylli” anglez Cole Palmer, i cili realizoi një dopietë në minutat 61’ e 84’, pas dy goditjeve të 11-metërshave, duke u bërë kështu i vetmi lojtar në historinë e kampionatit që shënon 12 të tilla radhazi, ndërsa për golat e tjerë menduan Enzo Fernandez e Jadon Sancho për Chelsea, si dhe Solanke, Kulusevski e Heung-Min Son për vendasit e Ange Postecoglou.

Falë këtij triumfi Chelsea ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 31 pikë, 4 më pak se Liverpool kryesues, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e 11-të me 20 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!