Nuk ishin shumë ama të paktën arriti të siguronte disa minuta
“Bomber” shqiptar Armando Broja ka zbritur më në fund në fushën e blertë për skuadrën e Everton, me “shtatlartin’ e sulmit të Kombëtares që hyri në lojë në minutën e 83’-të, në fitoren që skuadra e tij Everton siguroi me shifrat 4-0, pas golave të Young, Mangala e dy autogola të Daëson.
Fitore të mëdha arritën edhe Chelsea dhe Manchester City, me “Blutë e Londrës” që triumfuan me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Southampton falë golave Disasi, Nkunku, Madueke, Cole Palmer e Jadon Sancho, ndërsa “Qytetarët” u rikthyen pas 7 sfidave te fitorja, teksa fituan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Nottingham Forest, pas golave të Bernardo Silva, Kevin De Bruyne e Jeremy Doku.
Ndërkaq, në sfidën tjetër të mbrëmjes Liverpool barazoi 3-3 me Newcastle. /i.m /abcnews.al