Premier League/ Arsenal “bie” në tokën e “Qershive”, “Topçinjtë” me 10 lojtarë munden nga Bournemouth

schedule20:46 - 19 Tetor, 2024

schedule 20:46 - 19 Tetor, 2024

Ishte padyshim rezultati më surprizues deri në këtë moment të javës së tetë të Premier League.

“Topçinjtë” e Arsenal kanë pësuar humbjen e parë të këtij sezoni, me djemtë e teknikut Mikel Areta që janë mundur me rezultatin e pastër, 2-0, nga “Qershitë” e Bournemouth, në “shtëpinë” e këtyre të fundit, “Vitality Stadium”.

Ryan Christie dhe Justian Kluivert me golat e tyre në pjesën e dytë ishin padyshim protagonistët absolut të fitores së vendasve, ku padyshim një ndikim të madh e pati edhe “ylli” francez i mbrojtjes, William Saliba, i cili u ndëshkuar me kartonin e kuq në minutën e 30’-të, duke lënë për më shumë 60 minuta skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Pavarësisht humbjes, ky rezultat nuk ndikon në renditjen e Arsenal, me “Topçinjtë” që mbeten në vendin e tretë të tabelës, me 17 pikë, po aq sa City i vendit të dytë, ndërsa Bournemouth ngjitet në vendin e dhjetë, me 11 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!