Këngëtarja Morena Taraku ka zbuluar se ka një lidhje shumë të fortë me babain e saj, veçanërisht pas ndarjes nga jeta të nënës së saj. Ajo është shumë e dhënë pas tij dhe këtë nuk humbet rast që ta tregojë.
Së fundmi, Morena i ka prekur të gjithë teksa ka ndarë një moment prekës nga jeta e saj. Këngëtarja ka publikuar në Instagram videon e një vajze, e cila ka xhiruar çastin kur i ati i ka thënë “Të dua”, pas daljes nga koma.
Morena shprehet se një ngjarje të ngjashme ka përjetuar edhe ajo me babain e saj, i cili vitin e shkuar u infektua me Covid-19.
“Ka kaluar gati një vit nga koha kur unë kam qenë në këtë situatë… kjo vajzë më bëri të qaj dhe më kujtoi kohën kur babai im ishte gjithashtu me Covid vitin e shkuar… Dashuri për të gjitha vajzat që respektojnë baballarët e tyre. Askush në këtë botë nuk mund ta dojë më shumë një vajzë se babai i saj”, ka shkruar Morena krah videos./abcnews.al