Preket Jennifer Lopez: Historia po shkruhet

schedule15:17 - 9 Nëntor, 2020

schedule 15:17 - 9 Nëntor, 2020

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, është zgjuar me lot gëzimi, pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo publikoi në “Instastory” disa video ku shprehej se po shkruhet historia. Sakaq, ajo theksoi se nuk ka fjalë që të përshkruajë gëzimin.

Lopez kërkon që amerikanët të bëhen bashkë pasi janë në SHBA, në vendin më të mrekullueshëm në planet.

“Shumë e lumtur këtë mëngjes, s’kam fjalë. Shpresoj të jetë një ditë më e mirë për vendin, janë lot lumturie. Është ditë e re dhe shpresoj ta duam dhe ta vlerësojmë njëri-tjetrin. Të bëhemi bashkë, jemi SHBA, vendi më i mrekullueshëm në gjithë planetin. Historia po shkruhet sot për të gjitha vajzat e vogla që duan të kenë një zë”, deklaroi Jennifer. l.k/abcnews.al