Prekëse, si u vranë në gjumë anëtarët e familjes Morina më 1999

schedule22:22 - 22 Nëntor, 2020

schedule 22:22 - 22 Nëntor, 2020

Pas disa muajve, Zymer Morina la Gjermaninë e u kthye në Kosovë, por kur u kthye në banesën e tij në Milloshevë, nuk gjeti më asgjë siç e la.

Ishte 3 marsi i vitit 99 kur anëtaret e familjes Morina, po bëheshin gati për gjumë, si çdo natë tjetër. 24 vjeçari Lavdim Morina, ishte dhe personi që kujdesej për sigurinë e tyre, dhe bënte roje në oborrin e shtëpisë, por fatkeqësisht ai nuk e dinte se atë natë shtëpia e tyre ishte rrethuar nga forcat serbe.

Pasi pa se diçka po lëvizte, Lavdimi shkoi tek kjo pjesë e oborrit. E papritmas drejt tij, forcat serbe, shtien disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por, forcat serbe nuk u ndalen pasi vranë babë e bir, ata vazhduan edhe në drejtim të shtëpisë, dhe sipas Morinës, për pesë minuta, i zbrazen karikatorët e tyre, brenda odes ku po flinin Shkëlzeni 11 vjeçar dhe Fidaimi, 14 vjeçar. E sa me gjakftohtësi u ekzekutuan katër anëtarët e familjes Morina, dy prej tyre të mitur, e dëshmojnë edhe ekzaminimet që iu bënë trupave të tyre pas zhvarrosjes.

Morina thotë se ky rast, nga EULEX-i ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale. Por, këta të fundit nuk i kanë kthyer një përgjigje televizionit T7, në lidhje me atë se deri ku kanë shkuar hetimet. Ndërsa emrat e serbëve që morën pjesë në këto vrasje mizore i kanë në zyrën për të zhdukurit.

Ahmet Grajqevci që është kryetar i Këshillit koordinues për persona të pagjetur, tregon për këtë dokument që e gjeten pasluftë në shtëpinë e shëndetit në Milloshevë. Këtu me emër e mbiemër, janë të gjithë serbët, që morën pjesë në këto vrasje. Përveç këtyre, ka 20 vjet, që Grajqevci mbledh edhe dëshmi të tilla për krimet serbe.

E pamjet nga këto ngjarje janë rrëqethëse pasi shumë nga viktimat janë fëmijë. Ndërsa juristja, Arbëresha Morina, thotë që vetëm ajo qe e posedojnë këtu, është e mjaftueshme për ta paditur shtetin serb për gjenocid.

E derisa kjo të ndodhë, shqiptarët duhet të përpiqen t’i mbulojnë gjurmët e plumbave, ashtu siç beri Zymer Morina pasi nuk donte që ata që mbijetuan të kujtojnë tmerrin e asaj nate./abcneës.al