Prej vitesh në Australi, përlotet Vesa Luma: Çfarë më shtyu për t’u larguar nga Shqipëria

schedule10:36 - 26 Shtator, 2020

schedule 10:36 - 26 Shtator, 2020

Prej vitesh, këngëtarja Vesa Luma është zhvendosur në Zelandë e Re për një jetesë më të mirë, bashkë më bashkëshortin Big Bastën dhe djalin Lian.

Së fundmi, ajo tregoi për Rudina Magjistarin arsyen pse ajo dhe Big Basta morën vendimin  për tu larguar nga Shqipëria.

Sipas këngëtares, gjithçka erdhi për t’i ofruar Lianit një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë.

Ndërkohë, ditën e djeshme ajo publikoi në Instagram një tekst shumë emocionues të shkruar nga Big Basta, që përshkruan të gjithë rrugëtimin e tyre drejt Australisë dhe largimin e trishtë nga Shqipëria. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!