Prej vitesh jeton në SHBA, Afërdita tregon gjuhën që do t’i mësojë të birit të porsalindur

schedule13:11 - 20 Prill, 2021

schedule 13:11 - 20 Prill, 2021

Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë më datën 16 mars. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Vetëm pak ditë pas lindjes, Afërdita prezantoi vogëlushin me gjithë botën përmes disa fotove shumë të ëmbla të tij. Ajo ka treguar se ka lindur në mënyrë natyrale, pasi ashtu ka qenë më e mira për trupin e saj.

 

Ndëkohë, sot modelja e njohur ka lënë të kuptohet se do t’i mësojë të birit gjuhën shqipe.

Pasi një ndër dhuratat e para që Sky ka marrë nga miqtë e prindërve është libri me alfabetin e gjuhës shqipe, të cilin mami Afërdita nuk ka nguruar ta ndajë në Instagram me të gjithë./abcnews.al