Prej tre vitesh berbere, 22 vjeçarja tregon se si është të punosh me djemtë

schedule08:43 - 28 Qershor, 2022

schedule 08:43 - 28 Qershor, 2022

Profesionin e berberit e kemi lidhur gjithmonë me figurën mashkullore. Megjithatë, ka vajza si Liljana Kurti, që duan ta thyejnë këtë tabu. Lili është 22 vjeç dhe prej tre vitesh punon në një berberhane. E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se si vendosi që të fokusohej në këtë profesion.

Liljana tregoi se vendimin për të ndjekur një shkollë për berbere e mori në momentin e fundit. “Gjithmonë më tërheqin gjërat ndryshe. Në fillim më dukej e vështirë, sikur nuk po përshtatesha derisa ja mora dorën. Kam qenë në shumë siklet sepse mënyra se si u futa më erdhi shumë e papritur.”

E pyetur për mënyrën se si reaguan prindërit, ajo tha se ndonëse ishin të habitur në fillim, e kanë mbështetur. Ajo u pyet se si reagon kur ndonjëri prej djemve shfaq interes për të. “Unë jam tip shumë i ftohtë dhe mbaj qëndrim por duke qenë se po bëj tre vite aty, jam ambientuar me njerëzit. Çunat kanë sedër.

Në momentin që vjen dhe shfaq një lloj interesi, kur ia pret shkurt, tërhiqen dhe nuk të vënë në siklet.”, tha ajo. /abcnews.al