Prej shtatë ditësh zjarret e vazhdueshme kanë përfshirë Turqinë, ndërsa autoritetet janë në luftë të vazhdueshme për të shuar flakët.
Aktualisht shërbimet zjarrfikëse kanë shuar 134 zjarre, ndërsa 10 të tjera janë ende aktive.
Lexo edhe: Pamjet nga sateliti tregojnë shkatërrimin nga zjarret në Turqi, kritike situata edhe në Greqi
Një lagje në Manavgat po evakuohet dhe autoritetet po përpiqen të vënë në kontroll zjarrin Marmaris.
Ndërsa nuk kanë munguar ndërhyrjet tokësore dhe ajrorë për të shuar flakët. Ekipet po punojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat e banuara. 4 helikopterë kanë ndërhyrë nga ajri , ndërsa punonjës të zjarrfikësve vijojnë të ndërhyjnë nga tokë.
Gjithashtu nuk ka munguar mbështetja e qytetarëve të cilët kanë sjellë ushqimet, pije për ekipet e zjarrfikësve.
Nga ana tjetër meteorologët kanë paralajmëruar erëra të fuqishme në brigjet jugore të Egjeut. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije se Forcat e Armatosura do të jenë në mbështetje të vazhdueshme të shërbimeve zjarrfikëse dhe qytetarëve./abcnews.al/