Pas 12 sezonesh, pjesë e “djajve të kuq” të Manchester United, “gardiani” spanjoll, David de Gea u largua nga “Old Trafford”, më 30 qershor të këtij viti, pas përfundimit të kontratës me “gjigandët” anglezë.
Tashmë, 32-vjeçari “iberik” është në kërkim të një “aventure” të re, dhe sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, ish-portieri i United ka marrë dy oferta të konsiderueshme nga Arabia Saudite.
Për shërbimet e De Gea u interesuan gjithashtu dhe “bavarezët” e Bayern Munich, mirëpo problem u bë paga e lartë e lojtarit e për këtë arsye kampionët gjermanë janë pranë nisjes së negociatave, me portierin e Brentford, David Raya. /i.m /abcnews.al