Prej orësh e bllokuar në makinë, polici mban në shpinë vajzën e vogël

schedule14:41 - 25 Janar, 2022

schedule 14:41 - 25 Janar, 2022

Moti i acartë me temperatura të ulëta dhe reshje intensive bore ka goditur disa zona të Greqisë. Për të monitoruar situatën në terren janë shërbimet e policisë, ndërsa ka dalë edhe ushtria pasi autostrada në Attiki Odos prej ditës së djeshme vijon të jetë e bllokuar.

Në këtë zonë kamerat kanë fiksuar një moment, të cilin mediat greke e përshkruajnë si “imazhi sa 1 mijë fjalë”. Në pamjet e publikuara shihet teksa një polic mban mbi shpinë një vajzë të vogël, e cila ishte e bllokuar në Attiki Odos.

Në mes të borës së madhe dhe të ftohtit, policët gjetën të ngujuar në automjetin e tyre babain dhe vajzën e tij të vogël.

Pa u menduar, një nga oficerët e policisë e vuri vogëlushen në shpinë dhe e çoi në stacionin periferik në Doukissis Plakentias, ku e pritën kolegët e tjerë. Vajza u transportua në spital ku po trajtohet. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!