Këngëtarja britanike nga Manchester, Denise Johnson, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga një mik i saj në Twitter dhe më pas edhe nga familjarët.
Prej një jave, ajo ishte e sëmurë por të premten, pasi kishte folur me disa miq, këngëtarja kishte thënë se ndihej shumë më mirë. Ndërkohë nde nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes.
Pas lajmit të trishtë, edhe kolegia e grupit “Happy Mondays”, Rowetta, ka shprehur dhimbjen për Denise duke u ndalur te zëri i saj brilant./abcnews.al