Prokuroria e Posaçme ende nuk ka një përgjigje zyrtare mbi fatin e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj që është shpallur në kërkim prej majit të kaluar pas operacionit ‘Plumbi i artë’. Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani, konfirmoi se institucioni që ai drejton ka nën hetim Martinajn dhe këtij të fundit i janë vënë në sekuestro edhe 34 pasuri të luajtshme dhe të pa luajtshme.
Edhe pse SPAK ka kërkuar të marrë dëshminë e ish-efektivit të policisë Jeton Lami, që mbahet i arrestuar si person që shoqëronte Martinajn në kohën që ishte në arrati, ai nuk ka dhënë sqarime për hetuesit.
Drejtuesi i prokurorisë së posaçme ka treguar mbështetjen e institucionit që ai drejton edhe për sulmin me armë të pak ditëve më parë ndaj televizionit Top-Channel ku mbeti i vrarë edhe 61-Pal Kola. Hetimet po kryhen nga prokuroria e Tiranës, por grupit hetimor i janë bashkuar edhe një prokuror i strukturës së posaçme dhe një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në lidhje me pyetjen e ABC News nëse SPAK po kryen verifikime në lidhje me publikimin në media se ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është financuar në fushatën zgjedhore të vitit 2017-të nga okligarkë rusë, Dumani preferoi të mos japë asnjë përgjigje. /abcnews.al