Prej kohësh të ndarë, Nora Istrefi bën gjestin e bukur për Robert Berishën

schedule14:01 - 22 Tetor, 2020

schedule 14:01 - 22 Tetor, 2020

Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre, por vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet e mira.

Ata takohen shpesh bashkë dhe arsyeja kryesore mbetet vajza, Renee. Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here.

Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora.

Duke qenë se ish-bashkëshorti i saj do të nisë një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në profilin e saj në Instagram. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!