Prej kohësh jo më titullar te Tirana, Osmani lëshon ironinë e radhës

schedule15:59 - 11 Korrik, 2020

schedule 15:59 - 11 Korrik, 2020

Derbi i kryeqytetit nuk dhuroi fitues mbrëmjen e kaluar. Partizani-Tirana u mbyll në barazim 1-1, me të dy golat që u realizuan në çerekorëshin e fundit të ndeshjes. William Cordeiro kaloi të kuqtë në avantazh, por Ernest Muçi barazoi shifrat në minutat shtesë, që mund të jetë goli i titullit për bardheblutë.

Tefik Osmani e ndoqi ndeshjen nga stoli. Postin e titullarit te Tirana e ka humbur prej kohësh, por jashtë fushave mbetet një personazh. Në një postim në rrjetet sociale, 35-vjeçari shfaqet në fushën e “Air Albania”, sigurisht aspak i lumtur pse nuk po luan.

Është humbje për futbollin shqiptar mos prezenca jote në fushë“, i shkruan Alban Hasani, drejtori i Akademisë së Vllaznisë. E menjëhershme përgjigja e korçarit, të cilit, si gjithmonë, nuk i mungon ironia. “Alban, je nga të paktët që merr vesh nga futbolli“, shkruan Tefik Osmani. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!