Prej javësh nën ujë, banori i Obotit: E kam varkën si bukën e gojës

schedule15:37 - 4 Shkurt, 2021

schedule 15:37 - 4 Shkurt, 2021

“Varka është e domosdoshme, si puna e bukës e bukës që hajmë ashtu është varka” .

Kole Çukaj jeton në fshatin Obot. Kjo varkë prej 1 muaji është bërë mjeti më i rëndësishëm.

“Për me bo furnizime. As bëhet fjalë. Makina e ushtrisë nuk hyn. Janë katër dylym sera. Skena ku me i rrit. Edhe mbledhjet. Nuk lirohet toka më. S’dimë ku lirohet. Prodhimi kur bëhet, dy javë do toka me u tha. Shkon në prill”, thotë ai.

E përdorte për peshkim, por tashmë me këtë varkë siguron dhe ushqimet që i merr në fshatin më pranë obotit.

“Me ngrënë një kafshatë buke. E përdor edhe për peshkim. S’ka peshk. Asnjë peshk nuk e kam zonë”.

Tashme mendon vetëm për ushqimet e ditës, pasi prodhimin bujqësor e ka

“Po kam 8 dylym jonxhë. Faragjerë, që i kam mbjell për bagëti. Dikush ka siguruar. Duk e ka humb”. 

Fshati i Obotit është një nga më të dëmtuarit nga përmbytjet në zonën e nën Shkodrës. Në total janë 3765 Hektarë tokë që janë në ujë.

Ndërkohë që uji rritet nga momenti në moment. Situata rëndohet. Janë të mbjella nën ujë, duke dëmtuar çdo gjë. Në fshatin Obot janë rreth 100 shtëpi, banorët e të cilëve kryesisht jetojnë me bujqësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!