Prej dy javësh duke luftuar pasojat e Covid, Guljelm Radoja në gjendje disi më të mirë

schedule12:45 - 20 Prill, 2021

schedule 12:45 - 20 Prill, 2021

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit. Megjithatë, gazetari Leonidha Musaj raportoi se sot ai është zgjuar në gjendje pak më të mirë.

Prej dy javësh, aktori ndodhet i shtruar në spital. Koronavirusin e ka kaluar, por sëmundja i ka lënë pasoja të rëndë, të pariparueshme në mushkëri. Miq të tij kanë i kanë bërë thirrje qeverisë që ta ndihmojë Radojën për të marrë shërbim të specializuar jashtë shtetit.

Por, gazetari Musaj thotë së sipas burimeve të tij nga ekipi i mjekëve, është i pamundur transportimi i tij, qoftë drejt Tiranës, qoftë drejt Francës. /abcnews.al/